Memli i rikthehet muzikës? (Foto)

  • 23 July 2018 - 17:34
Memli i rikthehet muzikës? (Foto)

Rep artisti i dikurshëm Memli Krasniqi, tashmë politikan i  njohur, duket se ka gjetur pak kohë t'i rikthehet pasionit të tij të dashur:muzikës shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një aktivitet të zhvilluar në bjeshkët e Shalës së Mitrovicës, Memli nuk ka nguruar ta merr kitarëm dhe t'i argëtoj të pranishmit, siç shihet edhe nga fotografia e siguruar.

Aktiv apo jo në fushën e muzikës, Memli Krasniqi, mbetet ndër reperët e parë në trojet shqipëfolëse, dhe si i tillë ka lënë gjurmë në këtë zhanër.

 

 

Image

 

(Kosova Sot)