Shkumbin Kryeziu, krenar me të birin, kjo është arsyeja (Foto) - VIP - Kosova Sot
Shkumbin Kryeziu, krenar me të birin, kjo është arsyeja (Foto)

Shkumbin Kryeziu, krenar me të birin, kjo është arsyeja (Foto)

Këngëtari dhe producenti i njohur Shkumbin Kryeziu, ka kohë që nuk është aktiv në fushën e muzikës, sa ishte dikur, përjashtuar këtu ndonjë popturi për programet e fundvitit ku e kemi parë bashkë me kolegët e tjerë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë tema për sot nuk është muzika, por një arritje e të birit Rronit në SHBA, ku ai është rekomanduar nga Komisioni për Administrim, për t'i vijuar studimet në Shkollën e Universitetit "Georgetown", njëri nga më prestigjiozët në Amerikë, që padyshim  kjo arritje, e ka bërë të ndihet krenar edhe Shkumbinin si babai i tij.

"Urime Rron djali im i madh, ti je motiv i jetës time', ka shkruar Shkumbini.

 

Image

 

(Kosova Sot)

22 minuta më parë
18/10/18