Jo n'ket ver', po n'at ver'...

  • 14 August 2018 - 08:26
Jo n'ket ver', po n'at ver'...
Justin Bieber, 24 dhe Hailey Baldwin, 21 vjeç, do të presin deri vitin e ardhshëm për t'u martuar, përkundër faktit se muajin e kaluar bënë fejesë Mos janë tu i ra pishman, more?! Sipas "TMZ", çifti i dy të rinjve të famshëm kanë vendosur që ta shtyjnë martesën e tyre deri në vitin 2019, meqë nuk duan t'i bëjnë presion vetvetes dhe nuk duan që, 'ditën e madhe' ta përshpejtojnë më shumë sesa që duhet. A për këtë fakt paskan qarë ditë më parë, sikur të ishin fëmijë, a? Një burim ka bërë me dije se, në këtë vendim, me gjasë kanë ndikuar edhe kritikat e shumta, të cilat thoshin se ata ishin fejuar tepër shpejt. U bo zor edhe m'u martu', e m'u feju', nuk të lon me i qel' syt', o daj'! Leni more rahat fëmijët, le të vendosin vet për fatin e tyre!


(Kosova Sot)