Rita Ora pozon për "Instagram"

  • 14 August 2018 - 08:51
Rita Ora pozon për
Pati një fundjavë të ngarkuar, duke performuar në Bullgari dhe në "Ascot Racecourse" Përkundër obligimeve të shumta, Rita Ora nuk i harroi fansat e saj, duke i shpërblyer ata me foto të nxehta, duke postuar foto me pamjen që kishte në "Ascot", të dielën. Me këtë rast, Rita kishte theksuar formën e saj trupore, të orës së rërës, me një veshje marramendëse. Asetet e saj kryesore, barku i rrafshët dhe këmbët e lëmuara, ishin si ëmbëlsirë për fansat e saj, të cilët me këtë rast patën shansin e mirë që t'i kullotnin sytë. Midis obligimeve të shumta, Rita gjeti kohë edhe për mikeshën e saj, Cara Delevingne, e cila festonte ditëlindjen e saj të 26- të të dielën e kaluar. Uruan edhe të tjerët! 

(Kosova Sot)