Pique heq dorë nga kombëtarja spanjolle, Shakira bën dedikimin emocionues

  • 14 August 2018 - 10:45
Pique heq dorë nga kombëtarja spanjolle, Shakira bën dedikimin emocionues

Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar fjalë për një ndarje të mundshme midis këngëtares Shakira dhe futbollistit Pique.
Ky i fundit së fundmi ka vendosur të largohet nga kombëtarja spanjolle për shkak të moshës.
Pas këtij vendimi Shakira ka vendoaur t’i bëj partnerit të saj një dedikim publik në rrjetet sociale.

 



“I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010.”- ka shkruar këngëtarja.
Këto fjalë të saj hedhin poshtë të gjitha aludimet për një krisje në marrëdhënien e tyre.

(Kosova Sot)