Bella Hadid, Cher është ikona ime e stilit

  • 15 August 2018 - 08:22
 Bella Hadid, Cher është ikona ime e stilit
Bella Hadid është modele me famë ndërkombëtare. Ajo tregon se cilat të famshme i ka si modele të cilat i imiton . Në numrin e ri të revistës "Allure", modelja 21 vjeçe, Bella Hadid, ka thënë se, nga bota e të famshmeve, Cher dhe Monica Bellucci janë ato të cilat kanë pasur ndikim të madh te ajo. Motra e vogël e Gigi Hadidit thotë se gjithmonë ka qenë e opsesionuar me këngëtaren dhe aktoren Cher, e cila është ndrikulla e njërës prej shoqeve të saj më të ngushta. Bella thotë se Cher i ka mësuar shumë gjëra të vlefshme në jetë. "Do të doja që gjatë tërë jetës sime të isha si Cher, meqë sa herë që bisedoj me të, ajo më mbush me gëzim dhe mençuri. Më pas është edhe Monica Bellucci, e cila me bukurinë dhe talentin e saj, me të vërtetë është shembull për t'u ndjekur". 
 
Image

 


(Kosova Sot)