Një mama si Ledina Çelo, çdo moment i ditës i dedikohet fëmijëve (Foto)

  • 15 August 2018 - 08:24
Një mama si Ledina Çelo, çdo moment i ditës i dedikohet fëmijëve (Foto)

Nga postimet e saj në rrjete sociale mund ta kuptosh qartë se Ledina Çelo është një nënë totalisht e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Pavarësisht se prej vitesh qëndron larg skenës, Ledina nuk nguron që të ndajë me ndjekësit momente të ndryshme nga dita e saj. Për të fëmijët janë gjëja më e rëndësishme në jetë dhe sigurisht që edukimi që ata marrin është parësor për të. Kemi vënë re se Ledina kujdeset që vajzës dhe djalit t’u mësojë vlerat më të mira njerëzore dhe t’i bëjë pjesë të botës së artit. Vajzën, Periana, e shoqëron gjithmonë në kursin e baletit, ndërsa pasditja gjithmonë i kushtohet vizatimit. Nga videoja e saj e publikuar së fundmi në ‘Instagram’ vëmë re se ndryshe nga shumica e nënave të tjera, Ledina i lejon fëmijët të shprehin gjithë botën e tyre dhe ndjenjat lirshëm. Këngëtarja nuk mërzitet aspak nëse vajza i bën duart pis me bojëra, e rëndësishme për të është që ajo të ndihet sa më mirë dhe të jetojë fëmijërinë ashtu siç dëshiron.

 



(Kosova Sot)