Rita Ora me bikini ngjyrë ari

  • 15 August 2018 - 08:29
Rita Ora me bikini ngjyrë ari
Ka kohë që i trajton fansat e saj me foto të nxehta. Tani ajo ka postuar foto hot nga Malta dhe nga performimi në festivalin "Summer Daze" Këngëtarja 27 vjeçe duket për mrekulli në fotot që i ka postuar vetë, derisa shihet dielli duke perënduar prapa saj. Në njërën prej fotove, këngëtarja e hitit "Your Song" kishte veshur bikini ngjyrë ari, i cili ia vinte në pah barkun e saj të rrafshët dhe seksi. Derisa kaçurrelat ngjyrë ari i kishte larguar nga fytyra, në qafë kishte vendosur një qafore delikate, të shoqëruar me vathë adekuatë. Në një foto tjetër ajo shihet me një beretë në kokë, si një çapkëne seksi. 

(Kosova Sot)