I flladit këmbët në shehër

  • 16 August 2018 - 15:24
I flladit këmbët në shehër

Rosie HuntingtonWhiteley e kishte lënë djalin në shtëpi, për t'u kënaqur vetë në një mbrëmje me të vërtetë markante Në qershor të vitit të kaluar u bë nënë, por kjo nuk d.m.th. se ajo tani duhet të mbyllet brenda katër mureve dhe të merret vetëm me rritjen e fëmijës. Sidomos kur i ka 'kushtet' për të paguar të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë. Sido që të jetë (ajo më së miri i di punët e veta), modelja dhe aktorja 31 vjeçe është parë në shehrin e Nju Jorkut, me një veshje e cila ia nxirrte në pah këmbët. Nuk ka faj, zheg i madh ka marrë këtyre ditëve. Me këtë rast, ish modelja e "Victoria's Secret", sa i përket grimit, ishte përcaktuar për buzë dhe faqe ngjyrë rozë, të cilat kështu i shkonin mirë me fundin e saj. Në këmbë kishte sandale të zeza, me taka të larta. 

 

 

(Kosova Sot)