Ka çanta për të ngrënë lopët

  • 16 August 2018 - 15:25
Ka çanta për të ngrënë lopët

Kylie Jenner ka një koleksion aq të madh të çantave, sa që një të tillë e ka ndarë edhe për vajzën e saj të vogël, pasi që të rritet, normalisht. Disa të famshme mbajnë çantat e tyre, të markave të njohura, aty ku mbajnë edhe rrobat, por Kylie Jenner, e cila ka aq shumë çanta, i ka vendosur ato në një vend të veçantë. Kjo bukuroshe 21 vjeçe, e cila është pronare e kompanisë "Kylie Cosmetics", me vlerë rreth 900 milionë dollarë, ua ka mundësuar edhe fansave të saj që të shikojnë ca nga çantat e saj të preferuara, ku disa prej tyre vlejnë dhjetëra mijëra dollarë, meqë janë pjesë e koleksioneve të limituara. Vlerësohet se tërë çantat e saj kapin vlerën prej rreth 1 milion dollarësh. Paramendoni! 

 

(Kosova Sot)