Me trend të 'ktynehershit'

  • 17 August 2018 - 07:46
Me trend të 'ktynehershit'
Të famshmet e bukura mund t'ia lejojnë vetes që ta kenë një stil krejt të veçantë, qoftë ai edhe ndonjë stil, i cili ishte i popullarizuar vite më parë Gigi Hadid është parë duke shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj, Zayn Malik, në Nju- Jork, e rregulluar me një stil të cilin të gjithë ne e kemi të njohur, por nga e kaluara. Me këtë rast ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, të shoqëruar me xhinsi të kaltër, të shqyer vendevende, duke demonstruar barkun, sikur të mos kishte pasur rroba për ta mbuluar atë. Në dorë mbante një çantë sikur të ishte çantë shkollore, derisa në këmbë kishte mbathur këpucë sportive. Edhe pse pantallonat e tillë dikur ishin tepër në modë, ata tani preferohen dhe vishen vetëm nga femrat më të guximshme, të cilat nuk mërziten fare për atë se çka mund të thonë të tjerët, derisa komentojnë veshjen e tyre. 
 
Image

 


(Kosova Sot)