Bella, a je ti, bijë?

  • 17 August 2018 - 15:06
 Bella, a je ti, bijë?
Bella Hadid postoi në "Instagram" një foto nga kampanja e saj më e re me "Versace"- n, e cila bëri bujë te fansat e saj, meqë Gigi në foto dukej krejt ndryshe. Fansat e Bella Hadidit kanë mbetur gojëhapur, meqë modelja e tyre e preferuar nuk dukej aspak sikur vetja, në disa foto të bëra në kuadër të kampanjës me kompaninë "Versace". Bile, disa prej tyre vinin në pyetje vetë mundësinë që në ato foto të ishte Bella. Në foton e përfolur, Bella shihet në shoqëri të modeles Stella Meisel dhe të modelit Joao Knorr. Nëse edhe ju nuk e dini cila është Bella, ju tregojmë se ajo është në mes. Mos e bëni të madhe këtë gjë. Ndoshta thjesht ata që e përpunuan foton e tepruan me fotoshop. Gjëra që ndodhin! 

(Kosova Sot)