INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN TRINGA KAY: 'GJITHMONË LUFTO, PËR ATË QË E DO NË JETË'

  • 19 August 2018 - 09:51
INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN TRINGA KAY: 'GJITHMONË LUFTO, PËR ATË QË E DO NË JETË'

Këngëtarja Tringa Krasniqi, e njohur me emrin artistik Tringa Kay u lind më 4 Gusht 1997 në Prishtinë.Pasionin ndaj muzikës Tringa e kishte nga fëmijëria, derisa ëndrra e saj u bë realitet me 28 maj 2016, kur ajo publikoi videoklipin e këngës së parë "Your love", në bashkëpunim me Fajt, e cila u mirëprit nga publiku.

Me një pamje tejet joshëse, dhe me shumë stil, këngëtarja e sfidoj vetën edhe në balada, pasi më 5 Mars 2017, publikoi këngën e radhës "I huaj', poashtu të realizuar me videoklip.

Tringa është anëtare, e njëres prej kompanive më në zë të muzikës në vend "Black Fish Entertainment".

Edhe pse këtë vit, ende nu ka publikuar ndonjë këngë të re, ajo nuk i ka munguar publikut të saj, pasi ka qenë e ftuar në shumë mbrëmje muzikore e dasma.Për këto, e shumë gjëra tjera, Tringa Kay rrëfehet, në një intervistë për gazetën numër një në Republikë "Kosova Sot".

Image

“Kosova Sot”:Ke disa vite që je prezente në skenën e muzikës shqipe, por këtë vit nuk të kemi parë me ndonjë këngë të re, a ka ardhur koha që Tringa t’i  rikthehet muzikës?

Tringa Kay:Fillimisht, përshendetje për të gjithë lexuesit e gazetës më të përfolur në Shiptari anë e mbanë "Kosova Sot", me shumë kënaqësi po ju përgjigjem pyetjeve tuaja.Është e vërtetë që këtë vit nuk kam qenë, dhe nuk kam sjellur asnjë projekt të ri, por nuk i kam munguar asnjëherë skenës muzikore dhe fansave të mi, kam pasur koncerte te ndryshme dhe dasma, thuajse se kam vizituar shumicën e qyteteve të Kosovës. Arsyeja pse këtë vit s'kam sjellur asnjë  projekt , ishte se nuk po e gjeja vetën dhe as projektin e duhur që ta lansoja.

Image

“Kosova Sot”:Tani në trend janë bashkpunimet mes zhanreve të ndryshme, sa janë të preferuara për juve, dhe a është ky çelësi i suksesit?

Tringa Kay:Hmm..., po është e vërtetë që shumica e këngëve të fundit janë bashkëpunim me reper, ose me artista të zhanreve të ndryshme, por nuk mendoj asnjëherë që është çelsi i suksesit.Për mua çelsi i suksesit, është atherë kur krijon një këngë vetë, apo një imazh tëndin, dhe ashtu të pranojnë dhe të duan publiku.

Image

“Kosova Sot”:Cili është profesioni i Tringës, krahas muzikës?

Tringa Kay:Nuk kam profesion tjetër përpos muzikës, gjithmonë e kam dashur muzikën, jam rritur me muzikë dhe do vazhdoj, nuk e shoh Tringen të ketë ndonjë profesion tjeter.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë për ty, pesë këngët më të bukura shqipe?

Tringa Kay:Egzistojnë shumë këngë të bukura shqipe, e kam shumë  të veshtirë t'i përmendi të gjitha, por kënga që unë mendoj që nuk do vdes asnjëherë  është “Pranvera në Prishtinë”.

Image

“Kosova Sot”:Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke  nostalgji?

Tringa Kay:Besoj se të gjithë të rriturit do e kishin ënderr,  të bëhen  edhe njëherë fëmijë, që të mos kanë angazhime si të rritur, dhe obligime të shumëta, kujtimet e fëmijërisë nuk harrohen  asnjëherë, nuk kam ndonjë kujtim të caktuar por e mbaj mend që gjithmonë jam përleshur me djem.

Image

“Kosova Sot”:Nga cila këngëtare inspiroheni, dhe vazhdoni t’a shikoni si model të suksesshëm?

Tringa Kay:Këngëtarja ime e preferuar që nga fëmijëria ka qenë Rihanna, gjithmonë jam inspiruar nga ajo por asnjëherë nuk e kam kopjuar edhe pse unë këndoj zhanër tjetër, dhe shpresoj që shumë shpejt do shkoj në koncert të saj.

Image

“Kosova Sot”:Për një këngëtare, që të jetë sa më afër fansave, rol të madh luajnë edhe rrjetet sociale, sa je aktive në këtë pjesë?

Tringa Kay:Po, rrjetet sociale janë ato që na mbajnë afër  fansave dhe mediave, po të them të drejtën, nuk është që jam shumë aktive, por gjithmonë mundohem që të mos e teproj apo ta egzagjeroj këtë pjesën e rrejetve sociale.

Image

“Kosova Sot”:Për fund, cila është motoja e Tringës për jetën?

Tringa Kay:Motoja e Tringes është:"Buzëqesh, sepse jeta është e bukur dhe gjithmonë lufto për atë qe e do në jetë".

 

Intervistoi:Armend Preteni

Image

 

 

(Kosova Sot)