Vazhdon të na magjepsë

  • 20 August 2018 - 08:19
Vazhdon të na magjepsë
Jennifer Lopez edhe një herë ka reklamuar trupin e saj të përkryer, e veshur me veshje sportive . Ka marrë mundin përsëri që të na bëjë të çmendemi me pamjen e saj. Për të mirë, natyrisht! Jennifer Lopez është parë në disa foto, e veshur me veshje sportive, sesi qëndron para një muri me blloqe, derisa në pjesën e sipërme kishte veshur vetëm sutjenat. Flokët me këtë rast i kishte lidhur bisht, sikur që bëjmë kur ushtrojmë. Në një foto tjetër, ajo shihet bashkë me disa modele të fitnesit, ku përsëri bukuria e saj binte më së shumti në sy. Këto foto i postoi i dashuri i Lopezit, Alex Rodriguez, i cili sikur donte të 'fryhej' me të dashurën e tij. Le të fryhet, se ka me çka. 

(Kosova Sot)