SHANINA SHAIK NË PLAZH

  • 21 August 2018 - 07:51
SHANINA SHAIK NË PLAZH
Nuk ka lënë plazh, apo pishinë pa u larë gjatë kësaj vere Shanina Shaik di si të bëjë sefa. Këtë na e demonstron edhe me fotot e saj të shumta, që i poston në rrjetet sociale. Ajo ka postuar tash së fundmi disa foto tepër të bukura, duke u ankuar se pushimeve të saj po iu vjen fundi. Çka të bësh, Shanina? Edhe ne kaherë i kemi mbaruar pushimet dhe, për më tepër, nuk jemi as për së afërmi të bukura si ju, por nuk ankohemi. Bukuroshja ekzotike, prindërit e së cilës kanë gjak lituanez, pakistanez dhe arab (saudit), gjatë javëve të fundit vizitoi shumë vende turistike në Evropë, duke përfshirë edhe Italinë, Francën dhe Spanjën. S'po dika hiq, çika! Nejse... Ani edhe ankohet! 


(Kosova Sot)