E valë, edhe pas festës së ditëlindjes

  • 21 August 2018 - 07:56
E valë, edhe pas festës së ditëlindjes
Kylie Jenner vazhdon që të jetë po aq e bukur edhe pasi, përfundimisht, i dha fund festës së 21-të të ditëlindjes së saj Ne mezi festojmë një ditë kur i mbushim vitet, më saktësisht një pjesë të vogël të ditës, apo edhe hiç fare, por Kylie Jenner festoi me ditë të tëra faktin që mbushi 21 vjet. Sikur të bëhej nami! Por, sapo erdhi momenti që ajo t'i jepte fund festës, doli me ca foto të cilat do ta zgjonin edhe të vdekurin nga varri. Me një palë çorapesh si rrjetë, si dhe me një bluzë të zezë, me elemente fluoreshente, Kylie dukej me të vërtetë e parezistueshme. As edhe trimat më të mëdhenj të historisë nuk do të mund t'i bënin ballë. Fakti që fotot e postuara ishin bërë në ambient shtëpie, i bënte ato edhe më joshëse. 

(Kosova Sot)