Moj unazë e artë

  • 22 August 2018 - 08:19
Moj unazë e artë
Karlie Kloss përkujdeset që krejt bota ta dallojë unazën e saj të fejesës Ajo ka bërë të ditur fejesën e saj me Joshua Kushner në fund të muajit të kaluar. Kështu, bukuroshja Karlie Kloss ka ekspozuar unazën e saj të fejesës derisa kishte pozuar për një 'selfie' bashkë me disa nga adhuruesit e saj gjatë "MTV Video Music Awards", të dielën. Modelja 25 vjeçe ka treguar këmbët e saj të gjata kur u shfaq në tepihun e kuq, duke pozuar në një fustan të argjendtë me xixa, vepër e shtëpisë së modës "Elie Saab". Karlie, që ka bërë të ditur se stili i saj i flokut është punë e Jennifer Yepez, kishte shfaqur një buzëqeshje rrezatuese për kamerën derisa kishte pozuar. Ajo ka arritur te "Radio City Music Hall " me grimin e rregulluar nga Mary Wiles, që së fundmi ka punuar në Rachel Broshanan për setin e "Vanity Fair". 

(Kosova Sot)