Chris Brown, një biznesmen batakçi (Foto)

  • 28 August 2015 - 08:44
Chris Brown, një biznesmen batakçi (Foto)

Chris Brown ka filluar që të bëjë investime në firmat e ushqimeve të shpejta, përkundër faktit se këto ushqime janë duke u kritikuar me të madhe, si të pashëndetshme. Në revistën “US Weekly” ai u rrëfye në lidhje me temën “25 gjërat që nuk i dini për mua”, transmeton Kosova Sot Online.

Kur dihet se ky 26-vjeçar ka një pasuri prej rreth 26 milionë dollarësh, atëherë nuk habitë fakti se ai merret edhe me investime. Gjërat tjera interesante që Chris i tregoi për veten e tij, ishin edhe ushtrimet e tij për arte luftarake dhe në boks.

Chris kohëve të fundit ka deklaruar se vajza e tij e vogël e kishte frymëzuar aq shumë, sa që albumin e tij të shtatë do ta emërtojë me emrin e saj.

Vetëm në prill Chris pranoi atësinë ndaj kësaj vajze, pas konflikteve që kishte pasur me nënën e vajzës, modelen Nia Guzman. Duket se Chris me të vërtetë është i lidhur për vajzën e vet.

(Kosova Sot)

Chris Brown