Michelle Pfeiffer, në rolin e gruas së Bernie Madoff-it (Foto)

  • 29 August 2015 - 08:41
Michelle Pfeiffer, në rolin e gruas së Bernie Madoff-it (Foto)

Michelle Pfeiffer do ta luajë rolin e Ruth gruas së Bernie Madoff-it, në filmin e shumëpritur 'Wizard of Lies'. Kanë kaluar dekada që nga roli i fundit i rëndësishëm i aktores, por, siç bën të ditur 'Entertainment Weekly', aktorja 57-vjeçare do ta bëjë një kthim të madh, me një rol në filmin e shumëpritur 'Wizard of Lies', transmeton Kosova Sot Online.

Ajo do ta luajë rolin e Ruth Madoff, gruas së financierit famëkeq Bernie Madoff, i cili i mashtroi investitorët për një shumë prej rreth 60 miliardë euro.

Shumica e këtyre parave të marra nga investitorët kanë mbuluar pagesat për investitorët tjerë, por një pjesë e mirë u shpenzua për jetë luksoze, në të cilën janë përfshirë jahte, shtëpi në jug të Francës, rroba të shtrenjta dhe aeroplani privat. 

(Kosova Sot)

Michelle Pfeiffer will play Bernie Madoff’s wife Ruth in the HBO biopic, ‘Wizard of Lies.’