Zonjë e vërtetë (Foto)

  • 30 August 2015 - 15:29
Zonjë e vërtetë (Foto)

Nicki njihet për veshjet e saj mahnitëse dhe të shkurtra, por tani ka zgjedhur një dukje elegante për takimin me të dashurin e saj Meek Mill, një natë para se ta hapë  eremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të 'MTV'-
së, transmeton Kosova Sot Online.

E veshur me një fustan me motiv lulesh dhe me këpucë Christian Louboutin, këngëtarja 32-vjeçare është dukur si një zonjë e vërtetë.

Me flokët e saj të gjatë e të drejtë, dhe një çantë të gjelbër krahu, ngjyra roze e buzëve të saj i ka shtuar pak ngjyrë të gjallë dukjes së  saj.

Thonjtë e saj ishin të dekoruar me kristale, ndërsa ylli është kënaqur gjatë daljes në Hollivud.

(Kosova Sot)