Kur djeg shaminë Sinan Hoxha (Foto)

  • 31 August 2015 - 11:26
Kur djeg shaminë Sinan Hoxha (Foto)

Ai i dha fund beqarisë para 5 ditëve, por festa për Sinan Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Andrra Destani po vazhdon.

Në dasmën e cila bëri bujë nëpër rrjetet sociale, morën pjesë shumë artistë, këngëtarë e kolegë të Sinanit, transmeton Kosova Sot Online.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila duket se ende po shijon dasmën e këngëtarit.

“Kur djeg shamine Sinan Hoxha”, ka shkruar ajo sipër fotos së publikuar në ‘Instagram’, ku shihet "dhëndrri" duke djegur shaminë.

E veçantë e kësaj dasme ishte që Hoxha mori nusen me helikopter. (Kosova Sot)

Image