Mohuan martesën, por personat e afërt të Justin dhe Hailey e konfirmojnë

  • 18 September 2018 - 13:37
Mohuan martesën, por personat e afërt të Justin dhe Hailey e konfirmojnë
Fansat e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u surprizuan kur mësuan se çifti i njohur ishin martuar në 13 shtator. Hailey e mohoi këtë lajm në ‘Twitter’, por njerëzit e saj më të afërt e kanë ‘nxjerrë zbuluar’. Xhaxhai i modeles, Alec Baldwin ka treguar se e vërteta është ndryshe. “Ata ikën dhe u martuan, nuk e di marrëveshjen e tyre”, – ka treguar ai për mediat në tapetin e kuq të ‘Emmy Awards’. Ai ka rrëfyer gjithashtu se e ka takuar Justin vetëm njëherë dhe se me Haileyn komunikojnë shpesh me mesazhe nëpërmjet celularit. Kujtojmë se Justin dhe Hailey ishin të lidhur nga viti 2015-2016 dhe më pas u ribashkuan sërish në qershor. Ata u fejuan disa javë pas bashkimit gjatë udhëtimit të tyre në Bahamas. 

(Kosoava Sot)