Në mes të rrugës me kitarë, Justin Bieber më romantik se kurrë

  • 19 September 2018 - 11:28
Në mes të rrugës me kitarë, Justin Bieber më romantik se kurrë

Nëpërmjet një deklarate të papritur, familjarët e Hailey Baldwin treguan se modelja dhe Justin Bieber u martuan në fshehtësi javën e kaluar. Menjëherë pas dasmës mendohet se çifti është nisur për muaj mjalti ne Londër ku po shijojnë në maksimum ditët e tyre të lumtura. Në fotot e kapura nga paparacët Justin Bieber dukej shumë i dashuruar me modelen, ndërsa i mbante krahët e hedhur rreth belit të saj. Ai madje kishte rezervuar një surprizë për Hailey-n, pasi nisi të këndonte jashtë Buckingham Palace, duke luajtur në kitarë këngët e saj të preferuara. Hailey qëndronte mes turmës së njerëzve duke dëgjuar dhe filmuar dashurinë e saj, ndërsa unaza me një gur gjigant diamanti shkëlqente në gisht.

Dyshimet e dasmës nisën një javë para, pasi dyshja u fotografuan teksa hynin në një zyrë martesore. 
 

Image

 

(Kosova Sot)