Quhet plakje

  • 20 September 2018 - 19:45
Quhet plakje

Sofia Vergara i përgjigjet adhuruesit kur kishte thënë se "po duket më ndryshe tash" S ofia Vergara nuk ka humbur kohë për të rregulluar "Instagram"-in e saj pak kohë pasi ishte pyetur nëse ka pasur ndërhyrje në fytyrën e saj. Një përdorues në "Instagram" ka shkruar një koment nën njërën nga fotot e Sofia-s gjatë kësaj jave, duke e pyetur yllin nga seria "Modern Family" se 'duket paksa më ndryshe tash'. Komenti i tij thoshte, 'tash e një kohë e kam vërejtur se i ke bërë diçka fytyrës tënde... nuk e di se çfarë, por duket më ndryshe tani. Sofia, 46 vjeçe, ndaj një komentit si ky i ishte përgjigjur në mënyrë të thjeshtë, quhet plakje'. Bukuroshja nga Kolumbia kishte edhe një gafë tjetër me llogarinë e bashkëshortit. Ajo me gjasë kishte gabuar në shqiptimin e emrit të bashkëshortit të saj, e një përdorues e kishte pyetur 'kur do ta mësosh emrin e burrit'.

 


(Kosova Sot)