Angelina Jolie dhe Brad Pitt pajtohen për hatër të fëmijëve

  • 21 September 2018 - 12:51
Angelina Jolie dhe Brad Pitt pajtohen për hatër të fëmijëve

Pas sherreve të mëdha për kujdestarinë, dy vjet nga dita kur Angelina kërkoi divorcin, mediat shkruajnë se aktorja dhe Brad Pitt kanë vendosur ta zbusin situatën me qëllimin që fëmijët të jenë sa më të qetë.

Burime pranë tyre thonë se Angelina dhe Brad kanë pasur një takim të fshehtë në shtëpinë e saj. Kjo është hera e parë që prej terapise në grup, që dyshja takohen dhe përpiqen t`i bëjnë gjërat të funksionojnë. Përballja duket se ka shkuar mirë dhe që të dy janë gati të mbajnë këtë dorë përgjatë gjithë procesit.

(Kosova Sot)