Irina Shayk reklamon rrobat "Max Mara"

  • 21 September 2018 - 16:53
Irina Shayk reklamon rrobat

Si duket, të gjitha bukuroshet ia kanë mësyrë Milanos, ku aktualisht mbahet Java tradicionale e Modës Kohëve të fundit ka qenë e zënë duke u përkujdesur për vajzën e saj të dashur, 16 muajshe, Lea, bashkë me të dashurin, Bradley Cooper. Por, Irina Shayk dëshmoi edhe një herë se nuk e ka humbur magjinë e supermodeles, derisa u kthye në pistat e modës, kësaj here e angazhuar nga "Max Mara", në kuadër të Javës së Modës në Milano. Supermodelja ruse me këtë rast i bëri të gjithë për vete me një fustan me një krah, derisa iu bashkua kolegeve Gigi Hadid dhe Kaia Gerber në pistë.


(Kosova Sot)