Rita përsëri po vjen

  • 22 September 2018 - 08:53
Rita përsëri po vjen
Rita lanson një nga këngën e albumit "Phoenix" Ajo ka vendosur ta lansojë këngën e saj të re, të zjarrtë, me titull "Let You Love Me". Dhe, pak para lansimit të këngës, bukuroshja Rita Ora kishte ofruar një dukje të hatashme në videon muzikore me një përzgjedhje të disa dukjeve. Këngëtarja e hitit "Girls", 27 vjeçe, kishte hedhur në "Instagram' disa foto nga videoja, ku ajo shfaqet me një bluzë të bardhë, të ngushtë e të shkurtë. Në njërën nga fotot e saj, ku Rita po mbështetet ndaj një murit të ndritshëm me ngjyrë të kuqe me duart në ajër, ajo ka shkruar mbishkrimin: 'Dëgjoni, "LET YOU LOVE ME" në mesnatë sonte, kudo që të jeni. Muzikë, nesër video pasdite'. Kjo është një nga këngët e saj që do të vijë me albumin e saj të shumëpritur me titullin "Phoenix".

(Kosova Sot)