Motrat komandante

  • 22 September 2018 - 08:55
Motrat komandante
Gigi dhe Bella Hadid shkëlqejnë në Milano

Ato kanë dëshmuar shkathtësitë e tyre prej një supermodeles gjatë gjithë sezonit "SS19" dhe nuk po tregojnë shenja se do të ndalojnë. Kështu, motrat Gigi dhe Bella Hadid kanë vazhduar me pushtimin e tyre të pistave derisa si uragane të vërteta janë prezantuar për shfaqjen e Todit gjatë "Milan Fashion Week". Gigi, 23 vjeçe, u duk e mahnitshme dhe me stil, duke shfaqur fizikun e saj në një veshje të inspiruar nga vitet e shtatëdhjeta, derisa motra e saj Bella, 21 vjeçe, ka shkëlqyer në një veshje të koordinuar safari. Përkundër agjendës së ngjeshur, Gigi nuk ka treguar shenja të lodhjes, pasi përsëri u shfaq në pistë me veshje pink, pantallona të bardha dhe një shtesë të portokalltë. 
 
Image
Image

 

(Kosova Sot)