Rihanna me një post të ri, larg muzikës dhe shumë afër politikës

  • 22 September 2018 - 10:24
Rihanna me një post të ri, larg muzikës dhe shumë afër politikës

Rihanna është një nga femrat më të suksesshme, jo vetëm në muzikë por edhe në biznese. Së fundmi në listën e profesioneve të saj është shtuar edhe një tjetër, i cili është shumë afër politikës. Asaj i është dhënë detyra si “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” e vendit të saj të lindjes Barbados. Zyra e informacionit e Qeverisë së Barbados ka dhënë një deklaratë ku thotë se i ka dhënë artistes së njohur disa detyra të rëndësishme të cilat vijnë me postin e ri. Promovimi i edukimit, turizmit dhe investimet për ishullin janë disa nga përgjegjësitë e reja të saj.

Duke qenë se këngëtarja ka shumë influencë do e ketë më të thjeshtë të kryejë detyrën e re.

(Kosova Sot)