I kujtohet ish e dashura, publikon këngë për të (Video)

  • 31 August 2015 - 22:42
I kujtohet ish e dashura, publikon këngë për të (Video)

Justin Bieber ka publikuar projektin e tij më të ri. “What do you mean”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e solli të realizuar me videoklip.

Ajo që bie në sy në këtë video ku Bieber shfaqet në shumë skena hot, është ngjashmëria e madhe e modeles me ish të dashurën e tij, Selena Gomez.

Videoklipi u publikua menjëherë pas performancës së tij në eventin Video Music Awards, ku ishte i ftuar. Veqantia tjetër e këtij projekti është edhe ngjashmëria në stil me hitin “Cry me a river” të yllit Justin Timberlake.