INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT', ME KËNGËTAREN GANIMETE JASHANICA:'Kam nostalgji për bukën dhe sofrën e Nënës, të kisha mundësi edhe njëherë, vetëm erën e mëngjesëve ta ndjej' (Foto)

  • 22 September 2018 - 15:53
INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT', ME KËNGËTAREN GANIMETE JASHANICA:'Kam  nostalgji  për bukën dhe sofrën e Nënës, të kisha mundësi edhe njëherë, vetëm erën e mëngjesëve ta ndjej' (Foto)

Ganimete Jashanica, është njëra prej këngëtarëve më të pëlqyera të muzikës popullore, e cila  më ëndje e këndon muzikën e pastër shqipe.Fillet e saj në muzikë datojnë nga viti 1983, kur ajo u antarësua në SHKA "Ramiz Sadiku", për të vijuar me inçizimet e këngëve të para në Radio Prishtinën e atëhershme, përmendim këtu:"Tue dalun drita", "Ganimete Terbeshi", "Moj bardhokë", "Çohu moj qikë", dhe Ç'po i flet zemra zemrës", gjithashtu me Qamilin e Vogël tr Jugotoni i Zagrebit, realizoi disa këngë.

Image

Këngët e saja të të gjitha motiveve, kanë pasur hijeshinë e vetë, mirëpo ato kombëtare i ka kënduar me dhimbje shpirtërore ngase vetë fati ynë kombëtar ishte i dhimbshëm.Nëpër këto këngë, ajo kishte mesazhe të fuqishme, mesazhe këto që dëshmojnë se veç artit shpirtëror ndryshe s'kishte si të shpëreheshe.

Ganimete Jashanica ka marrë pjesë edhe në shumë festivale, përmendim këtu Polifest (2002) me këngën "Unë n'ket anë e ti n'atë anë", "Hopa hopa" (Polifest, 2003), derisa me këngën "Dashuri e fshehur", në duet me të vëllain Nexhin, arriti të triumfoj te "Zambaku i Prizrenit" (2000).

Image

Edhe pse e shohim rrallë e përmallë prezente në mediet tona, zëri i ëmbël dhe kënga e bukur e Ganimete Jashanicës, kumbon gjithandej ku flitet gjuha e bukur shqipe.

Në një intervistë, për gazetën numër një në Republikë "Kosova Sot", Ganimete Mehmeti - Jashanica, përgjigjet në shumë pyetje, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot”:Keni vite në skenë, gjatë viteve të 90’ këngëtarë kishte më pak e vlera më shumë, gjersa sot po ndodh e kundërta, si këngëtare e mirëfilltë e muzikës popullore shqipe, a mund të na bëni një paralele të zhvillimit të muzikës atherë dhe sot?

Ganimete Jashanica: Kur flasim për vitet 90 ', besa edhe për vitet e mëparshme, kthehem në një periudhë vlerash, kur këngët dëgjoheshin dhe vlerësoheshin, për një këngë nga tekstshkruesi, muzika e orkestrimit deri tek institucionet.Them institucionet sepse në RTP-in në atë kohë u filtruan dhe vlerësoheshin gjithçka, dhe më e rëndësishmja duhet të dija të këndoja se për ndryshe nuk do të vije në konsiderim të arrije ndonjë sukses.

Image

Pa dashur me gjyku askënd sepse nuk kam takon te gjykoj, por ne ato periudhe u sillen gjithcka gjalle me orkestra te profesionalizuar.Këngetarë zgjedhur dhe filtruar siç thashë edhe më lart.Për kritika kemi bërë të gjitha pika e parë institucionet, mediat, këngetarët, distribucionet e deri në rrjetet sociale, edhe pse sa i përket rrjeteve sociale ato nuk janë në dorën tonë, duke thënë shkurt më shumë perkraheshim nga individ në vitet 90 ', sesa nga institucionet sot, ruheshin vlerat dhe kënget e mirëfillta shqipe .

 

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Ganimete Jashanica: Kënga e "Shote Galices" e kenduar në vitet 84/85/86, kënga "Fry moj  erë", që edhe sot degjohet me ëndje nga adhurues por edhe nga unë vetë, kënga "Dashuri e Fshehur", e kënduar nga une dhe Nexhi që ka mbetur  një ndër  perlat e kënges shqipe  dhe fitoj çmimin e parë në "Zambakun e Prizrenit" 2000.

Image

“Kosova Sot”:Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Ganimetës, kur udhëton?

Ganimete Jashanica:Në valixhen time kur udhëtoj kurrë nuk më mungojnë  letrat higjienike, kuleta dhe qadra.

Image

“Kosova Sot”:Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Ganimete Jashanica:Prishtina është vendi ku ndihem e relaksuar dhe s'do të ikja kurrë nga ky qytet  edhe pse e di që ka vende shumë të bukura në Kosovë e Shqipëri,  besa kam shëtit edhe shumë vende të botës por me Prishtinën s'do e nderroja asnjë vend.

Image

“Kosova Sot”:Jeni ndër këngëtaret, që i kushtoni rëndësi të madhe skenës, cila është paraqitja juaj që edhe sot kur t’i shikoni fotografitë, ju ngjallë emocion?

Ganimete Jashanica:Me moshë njeriu fillon ti sheh gjërat shumë më ndryshe se në rininë e hershme, emocionohem dhe ndihem mirë kur e shikoj  koncertin në Pallatin e rinisë ne vitin 1985 me  sallën plot artdashës dhe prezantimi im që s'do mund të paraqitesha më asnjëherë si  ateherë me plot vetëbesim dhe interpretim brillant.

Image

“Kosova Sot”:Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke  nostalgji?

Ganimete Jashanica:Kthehem shpesh me mendje në atë periudhë, një vajzë  çapkëne  si  dhe  e llastuara e familjes.Kam  nostalgji  për bukën dhe sofrën e Nënës, vetëm të kisha mundësi edhe njëherë, vetëm erën e mëngjesëve ta ndjej.

Image

“Kosova Sot”:Nga cila këngëtare inspiroheni, dhe vazhdoni t’a shikoni si model të suksesshëm?

Ganimete Jashanica:U rrita dhe do plakem me këngët e Hafsa Zyberit, Fitnete Rexhes, Fatime Sokolit etj...,qe ka shumë që i çmoj dhe vlerësoj.Ndërsa si model  jam përpjekur  shumë ta marr Parashqevi  Simakun me qëndrimin dhe interpretimin  e një zonje të vërtetë.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Ganimete Jashanica:Projektet e mija në vijim do jenë kënget e përgatitura për festën e Vitit të ri,  si dhe do kisha pasur dëshirë ti realizoj disa  këngë të vjetra me spote nëse më premton koha, sepse une do të udhëtoj për në Amerikë te djali, në muajin tetor të ketij viti, por synimet dhe dëshirat e mija për projekte të reja s'do të ndalen kurrë.

Image

“Kosova Sot”:Për fund, cila është motoja e Ganimete Jashanices, që e përdor si porosi për të tjerët?

Ganimete Jashanica:Mëso të vlerësosh atë qe ke, përpara se koha të të mësojë të vlerëosh atë që kishim.

 

Intervistoi:Armend Preteni

 

(Kosova Sot)