Nënë për të dytën herë (Foto)

  • 23 September 2018 - 08:17
Nënë për të dytën herë (Foto)

Miranda Kerr shfaq linjat e saj bombastike Miranda Kerr ka treguar trupin e saj të hatashëm pas lindjes së foshnjës së saj, kur kishte dalë në qytetin e NjuJorkut. Kjo dukje e saj vjen katër muaj pasi modelja 35 vjeçe ka mirëpritur lindjen e fëmijës së dytë - djalin me emrin Hart - me bashkëshortin e saj Evan Spiegel. Të gjithë sytë kishin qenë të drejtuar te këmbët e bukura të modeles, që i kishte treguar ato me një fustan të shkurtë me ngjyrë të bardhë dhe një bluzë të zezë. Bukuroshja nga Australia kishte disa kopsa në bluzën e saj të zezë derisa edhe një palë taka të larta i kishin dhënë formë linjave të saj, e po ashtu kishte dhe një çantë të zezë "Hermes" në dorën e saj. Kerr kishte dhe një palë syze të bukura derisa më shumë po shkëlqente unaza e martesës, dhuratë nga burri i saj aktual.

Image

 

 

(Kosova Sot)