Emine Toska sot feston ditëlindjen, ja si e uron shoqja (Foto)

  • 23 September 2018 - 09:12
Emine Toska sot feston ditëlindjen, ja si e uron shoqja (Foto)

Aktorja dhe këngëtarja Emine Toska, gjatë kësaj sezone ka qenë më e angazhuar  se kurrë më parë, qoftë nëpër dasma, por edhe me projekte teatrale, e aktivitete të tjera, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Por sot më shumë se asnjëherë, ajo ka arsye për të qenë e lumtur, pasi pikërisht sot Emine Toska feston ditëlindjen.

Më këtë rast dhe ne i urojmë shëndet e gjitha të mirat në jetë.

Por jo vetëm ne e kemi uruar, pasi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Eminen e ka uruar edhe mikesha e saj Cyme Thaçi, me këto fjalë:"Sado që mundohem të shkruaj fjalët më të mira dhe urimet më të mira për ty, nuk po më mjaftojnë! 
Urime ditëlindja Emine Toska shoqja ime e dashur ! Qofsh gjithmonë e tillë siç je: mbi të gjitha që je vetvetja!!! 
Qofsh e lumtur gjithmonë së bashku me të gjithë ata që të rrethojnë".

Image

 

Image

 

(Kosova Sot)