NË DARKËN E GJIGANTIT

  • 24 September 2018 - 08:12
NË DARKËN E GJIGANTIT
Gigi Hadid ekspozon sytjenat derisa Emily Ratajkowski i qëndron besnik fustanit seksi
Si një uragan i vërtetë, ato kanë pushtuar pistën e modës gjatë shfaqjes "Versace SS19". E disa orë më pas, Gigi Hadid dhe bukuroshja tjetër, Emily Ratajkowski, kanë dëshmuar shkathtësitë e tyre prej supermodeleve derisa kanë bërë rrugën për në darkë për brendin e modës. Gigi, 23 vjeçe, u duk sensacionale derisa kishte rrezatuar pak nga sytjena e saj e tejdukshme që dallohej në këmishën pink të zbërthyer, derisa Emily, 27 vjeçe, u ka mbetur besnike fustaneve të saj seksi. Përkundër agjendës së ngjeshur, Gigi nuk kishte treguar shenja të lodhjes, pasi që u është përkushtuar ngjarjeve në 'Javën e Modës'. Biondina bombastike shkëlqeu me fustanin pink, të cilin e kishte kombinuar me një palë pantallona të ngushtë. Një palë taka të zeza i kishin shtuar lartësinë e duhur. 

(Kosova Sot)