Natë për t'u mbajtur mend

  • 25 September 2018 - 11:15
Natë për t'u mbajtur mend
Kylie Minogue ndez atmosferën, ish- i fejuari i saj martohet, kjo s'i bën përshtypje. Ish- i fejuari i saj, Joshua Sasse, ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij të re Louisa Ainsworth gjatë fundjavës pas një romance të zjarrtë. Kështu, Kylie Minogue gjithë këtë dramë e ka lënë pas shpinës derisa ishte shfaqur në një mbrëmje energjike në "Bournemouth International Centre". Këngëtarja e hitit "Love At First Sight", 50 vjeçe, që aktualisht është në lidhje me drejtorin kreativ "GQ" Paul Solomon, u shfaq me katër dukje të ndryshme, në një natë për të mbajtur mend. Për një veshje, Kylie ka treguar linjat e saj të hatashme, i tëri i mbushur me diamante. Veshje e saj e kishte plotësuar me një palë çizme të bukura me takat me shkëlqim, derisa më pas kishte veshur një fustan me prerje asimetrike pink.  
 
Image
(Kosova Sot)