ÇIFTI I FORTË

  • 26 September 2018 - 08:09
ÇIFTI I FORTË
Jennifer Lopez shkëlqen në fustanin e bardhë, pjesërisht të tejdukshëm Ata janë një nga çiftet më të fuqishme në botë. Kështu, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë shkëlqyer kur kishin ecur në tepihun e kuq për ngjarjen e 33-të te "Great Sports Legends Dinner", që ishte mbajtur te "Manhattan's New York Hilton Midtown". Bukuroshja latine 49 vjeçe, aktore, valltare dhe këngëtare, kishte veshur një fustan të bukur me mëngë të gjata derisa pjesa e sipërme ishte e tejdukshme, e gjithçka kishte kompletuar me një palë sandale të bardha. Ylli nga "Shades of Blue" flokun e saj e kishte ndarë dhe lënë të lirë, derisa kishte dhe një çantë për ngjarjen e madhe në Nju Jork. Në ndërkohë, edhe i dashuri i saj kishte shkëlqyer, i veshur me një smoking me ngjyrë të zezë.
 
Image

(Kosova Sot)