Rita Ora ndryshon ‘look’, frymëzohet nga stili i viteve ‘80 (Foto)

  • 26 September 2018 - 10:06
Rita Ora ndryshon ‘look’, frymëzohet nga stili i viteve ‘80 (Foto)

Rita Ora është ndër ato personazhe që nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen e saj. E kemi parë me modele të ndryshme flokësh dhe gjithmonë është dukur shumë bukur.

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur të ndryshojë sërish ‘look’ dhe këtë herë është shfaqur me një stil flokësh të frymëzuar nga vitet ’80. Megjithatë Rita kësaj radhe duket se nuk ka zgjedhur stilin e duhur, duke qenë se pjesa më e madhe nuk e kanë pëlqyer ‘look’-un e saj të ri. Rita Ora u shfaq në këtë formë në një event të organizuar nga Bebe Rexha. Në mbrëmje ishin të mbledhura shumë vajza të njohura, sepse eventi kishte si qëllim mbështetjen e femrave ndaj njëra-tjetrës në industrinë e muzikës dhe ndihmën e grave dhe vajzave të reja që duan të bëhen pjesë e kësaj industrie.



(Kosova Sot)