Meghan Markle mahnit të gjithë në vizitën e parë vetëm

  • 26 September 2018 - 11:49
Meghan Markle mahnit të gjithë në vizitën e parë vetëm

Mbrëmjen e djeshme Meghan Markle bëri vizitën e saj të parë vetëm, pa praninë e Princit Harry. Pavarësisht se kjo ishte një ngjarje e madhe për të, ajo dukej shumë e qetë dhe pa emocione. Edhe këtë herë Meghan kishte zgjedhur një fustan të zi nga ‘Givenchy’ që kushton plot 2.500 paund.

 

Ndryshe nga Kate Middelton që priti më shumë se 6 muaj për vizitën e parë vetëm, Meghan pas 4 muajsh ishte e gatshme ta kryente këtë detyrë. Madje vizita e saj nuk kaloi pa rënë në sy disa veprime që tregojnë se Dukesha është me këmbë në tokë. Pasi doli nga makina, Meghan nuk priti që dikush të mbyllte derën sipas traditës, por e mbylli vetë.

Gjithashtu ajo zgjodhi që disa delegatë nga Zelanada e Re t’i përshëndeste me një mënyrë të veçantë, duke fërkuar hundët.

(Kosova Sot)