Ne-Yo së shpejti baba

  • 01 September 2015 - 23:37
Ne-Yo së shpejti baba

Ditën e djeshme, më 31 gusht, Ne-Yo ka konfirmuar lajmin se është fejuar dhe se ai së bashku me të fejuarën Crystal Renay janë në pritje të një fëmije.

Spekulimet se Renay ishte shtatzënë nisën të qarkullonin në momentin që Ne-Yo ka postuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit, ku shfaqej e fejuara e tij teksa mban në dorë një foto bardhë e zi të çiftit, duke përkëdhelur barkun e rrumbullakët.

"Surprizë", shkruhej bashkangjitur postimit të bërë. Këngëtari është babai i dy fëmijëve të tjerë, një vajze 4-vjeçe dhe një djali 3-vjeç me ish të fejuarën e tij Monyetta Shaw.