Dikush zemrën e ka më poshtë (Foto)

  • 01 September 2015 - 23:52
Dikush zemrën e ka më poshtë (Foto)

Ajo u kënaq me stinën e verës sivjet, pasi që gjatë gjithë kohës ajo ishte në shëtitje nëpër Evropë me bashkëshortin saj Adam Shulman, transmeton Kosova Sot.

Por, tashmë kur vera po perëndon, edhe Anne Hathaway i është kthyer punës, derisa këto ditë ajo ka promovuar filmin e saj më të ri “The Intern”.

Aktorja dhe fituesja e çmimit ‘Oskar’ u duk shumë e bukur dhe pa asnjë të metë të vetme, derisa po fliste për komedinë e saj. Duke ekspozuar figurën e saj të hollë trupore, ajo theksoi mirë linjat, e veshur në të zeza, duke përzier bluzën e saj shik, pa mëngë, të cilën e kishte kombinuar mjaft mirë me pantallonat.

Image

 

Pak ngjyrë kishte shtuar me rripin e saj me zemër të kuqe, e këpucët e zeza “Christian Louboutin” kishin plotësuar stilin e saj unik. Bukuroshja 32 vjeçe u duk të ketë pushuar mirë në udhëtimin e saj romantik nëpër Evropë, pasi që lëkura e saj prej porcelani dukej pa asnjë të metë të vetme.

(Kosova Sot)