Mbretëresha:Shkurte Fejza, rikthehet me 'Rrënjët Tona' (Foto)

  • 11 October 2018 - 15:28
Mbretëresha:Shkurte Fejza, rikthehet me 'Rrënjët Tona' (Foto)

Këngëtarja e cila ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, Shkurte Fejza, i është rikthyer emisionit 'Rrënjët Tona', i cili në plan të parë ka melosin e bukur popullor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

"Të dashur miq dhe dashamirës të këngës, valles dhe traditës sonë popullore kam kënaqësinë të iu ftoj ta ndiqni emisionin tonë të përbashkët Rrënjet Tona që do të jemi bashkë nga kjo javë. Ky do të jetë cikli i dytë pas shumë viteve dhe jemi munduar ta arësyetojmë besimin tuaj që padyshim e kemi pasë nga emisionet e kaluara. Me ne do të jenë artistë, valltarë, mjeshtër,shkrimtarë e studiusë të arteve të cilët do te performojnë dhe do te shpalosin te gjitha të arriturat e tyre në kultivimin dhe ruajtjen e këngës folklorike, popullore e qytetare të traditës sonë. Me këtë rastë falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time z. Burim Krasniqi producentit të emisionit për punën dhe perkushtimin në realizimin e emisionit Rrenjët Tona.
Na priftë e mbara".

 

 

(Kosova Sot)