Smith: Albumet e mia si novela romantike

  • 03 September 2015 - 08:26
Smith: Albumet e mia si novela romantike

Sam Smith dëshiron që albumet e tij të duken si novela romantike. Këngëtari momentalisht po punon për albumin e tij të dytë, i cili vjen pas “The Lonely Hour” në 2014.

Smith ka treguar se qëllimi i tij kryesor është që të krijojë një album që të ngjajë me një film romantik.

“Dëshiroj që albumet e mia të jenë si një seri librash, si një novelë romantike. Ndoshta një ditë, të gjitha së bashku mund të bëjnë një film romantik, i cili shpresojë të ketë një fund të lumtur. Ky është qëllimi”, ka shkruar këngëtari në llogarinë e tij në “Twitter”.

Në muajin korrik, Sam ka treguar se po përgatit materiale për albumin e tij të ri, për të cilin duket se ka ide të qarta.