Kapiteni shpëtimtar

  • 15 October 2018 - 08:39
Kapiteni shpëtimtar
Gerard Butler, i ngazëllyer me filmin me nëndetëse. Aktori Gerard Butler thotë se trileri në nëndetëse, me titull "Hunter Killer", tregon ngjarjen klasike, por se është shumë relevante. "Kur për të parën herë e kam lexuar skriptin, disa vite më parë, e kam pëlqyer menjëherë. Është tregim klasik me një aksion të madh derisa ka plot që janë heronj nga ngjarje të shumta jetësore", ka thënë Butler. "M'u duk si një mënyrë e mirë ta ringjallur trilerin e nëndetëses për këtë kohë. Dhe pikërisht tani ky tregim nuk ka ku të shkojë më relevant', ka shtuar ai. Filmi është sjellë në ekran nga novela e Don Keith dhe George Wallace, nga viti 2012, me titull "Firing Point". Butler aktron kapitenin në një mision shpëtimi për presidentin rus dhe e shmang Luftën e Tretë Botërore.

(Kosova Sot)