Rokerja

  • 15 October 2018 - 08:43
Rokerja
 Adriana Lima e dëshmon pse është një yll që nuk fiket kurrë Ajo është një nga modelet më të kërkuara. Kështu, Adriana Lima ka dëshmuar përse ka gjithë këtë vëmendje, e veshur si një rokere elegante derisa kishte dalë në Nju Jork. Bukuroshja 37 vjeçe, ish engjëllushja e "Victoria's Secret", me secilën milimetër të trupit të saj u duk si një vajzë e ballinave, e veshur me një xhaketë lëkure me ngjyrë të zezë dhe një palë gete sportive të tejdukshme. Si gjithmonë e prirë për të lënë mbresa, bukuroshja nga Brazili ka theksuar linjat e saj në veshjen e zezë. Linjat e saj ishin në qendër të vëmendjes me getet "Puma" me detaje të tejdukshme. Javën e kaluar Adriana ka shkëlqyer në një reklamë për "Maybelline". Me një dukje si kjo, është krejt e qartë përse Adriana ishte emërtuar si zëdhënëse për "Maybelline" që nga viti 2003. Ajo ka punuar për brendin prej 2003 deri 2009, por i është bashkuar përsëri në 2014.  
 
Image
Image
(Kosova Sot)