Biondina në të zeza

  • 15 October 2018 - 08:46
Biondina në të zeza
 Rita Ora, modeste në një darkë në Los Anxhelos Ajo njihet për faktin se ka një shije elektrike kur bëhet fjalë për gardërobën e saj. E duke e shfaqur sensin e saj për stilin në fjalë, edhe kësaj radhe Rita Ora nuk u duk asgjë më pak se elegante derisa veshur në mënyrë modeste për një darkë në Los Anxhelos. Këngëtarja e hitit "Let You Love Me", 27 vjeçe, kishte përqafuar veshjen e zezë derisa ka shkuar te vendi i yjeve për të ngrënë, në restorantin "Craig's". Sytë i kishte përcjellë me një palë syze derisa në veshë kishte dhe një palë vathë. Pantallonat me ngjyrë të zezë dhe një bluzë me jakë të thellë i kishin dhënë epitetin e vajzës shik. Pak më tepër gjatësi linjave fenomenale ju kishte shtuar me një palë çizme krem derisa sipër krahëve kishte dhe një xhaketë prej lëkure. 
 
Image
Image
(Kosova Sot)