Ariana Grande dhe Pete Davidson i japin fund fejesës

  • 15 October 2018 - 10:36
Ariana Grande dhe Pete Davidson i japin fund fejesës

Këtë fundjavë fejesa mes Ariana Grande dhe Pete Davidson ka marrë fund. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë çiftit. TMZ ka zbuluar se çifti i diskutuar i showbiz-it e kanë pranuar me mirëkuptim që nuk është koha e duhur që marrëdhënia e tyre të marrë drejtim.

Rezultate imazhesh për ariana grande and pete davidson

Të njëjtat burime shpjegojnë se Ariana dhe Pete vazhdojnë ta duan njëri- tjetrin, por nuk ka më asgjë romantike mes tyre. Pritet ndërkohë që të ketë reagime nga të dyja palët për vendimin e ndarjes. Kujtojmë se këngëtarja e njohur dhe komediani shpallën fejesën në maj të këtij viti, vetëm pak javë pas u tha se ishin të lidhur. Disa javë më parë ish-i dashuri i Ariana Grande, Mac Miller humbi jetën dhe që prej asaj kohe gjërat vetëm janë vështirësuar për këngëtaren.

Rezultate imazhesh për ariana grande and pete davidson
 

(Kosova Sot)