Ushtarakja

  • 15 October 2018 - 10:47
Ushtarakja
 Bella Hadid shfaq linjat trupore në Nju Jork Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të vetëm disa ditë më parë. Këtë të premte, bukuroshja Bella Hadid e ka dëshmuar se me shtimin në moshë ajo gjithnjë e më shumë po shkëlqen, derisa ka ekspozuar linjat e saj trupore në një bluzë të shkurtë dhe një palë pantallona me motive ushtarake. E lindura në Los Anxhelos, kishte një palë vathë të mëdhenj që dalloheshin larg derisa mbathur kishte një palë atlete të bardha nga brendi "Air Jordans". Hadid ka treguar çehren e saj pa asnjë mangësi të vetme derisa kishte dalë pa fije grimi. Bukuroshja u duk thuajse porsa kishte dalë nga dushi, me flokun e lagur të tërhequr prapa në një bishtalec të shprishur. 
 
Image

 


(Kosova Sot)