Engjëllushja krahëthyer

  • 15 October 2018 - 10:48
Engjëllushja krahëthyer

Shanina Shaik lëndon krahun si pasojë e ushtrimeve të tepërta Ajo gjatë gjithë vitit ka pushtuar pistat e modës si një uragan i vërtetë gjatë "Victoria's Secret Fashion Show", pasi që kishte munguar për dy vite rresht. Por Shanina Shaik, bukuroshja 27 vjeçe, u duk si tepër entuziaste për ekstravagancën e pistës, derisa ka lënduar edhe krahun e saj, pasi që 'ka ushtruar tepër shumë'. Bukuroshja e lindur në Australi, mbretëresha e padiskutuar e pistave në llogarinë e saj në "Instagram", ka shpërndarë një foto në të cilën ajo pozon me fytyrën e bukur dhe dorën e lidhur. 'Kam ushtruar për së tepërmi' ishte mbishkrimi i saj në foto, duke shtuar se 'përkundër kësaj do të jam në rregull'. Shfaqja e madhe e "The Victoria's Secret Fashion Show" do të mbahet edhe disa javë në Nju Jork, më saktësisht më 8 nëntor.
 

Image

 

Image

(Kosova Sot)