Balluke-balluke

  • 15 October 2018 - 13:47
Balluke-balluke

Jennifer Lopez me stil të ri të flokut, gjithçka i rri mirë. Është zyrtare!Nuk ka një stil të flokut në histori që Jennifer Lopez, 49 vjeçe, nuk mund ta sjellë në mënyrë të përsosur. Së fundmi, dukjen e saj më të re ajo e ka prezantuar në transformimin e saj më të ri, bëhet fjalë për një 'selfie' shumë të lezetshme, që e ka postuar në 'Instagram' më 11 tetor. Vetëm dy ditë pasi ishte shfaqur në tepihun e kuq te ngjarja e madhe "American Music Awards", me balluket nga anash dhe një bishtalec, floku i J. Lo-së vjen me një dukje të re të mahnitshme. Megjithëse nuk dallohet një ndryshim i madh, po ta shikojmë më afër dallimi vërehet. Dhe me një veshje me jakë të thellë, një palë vathë dhe diellin që rrezonte në fytyrën e saj, nuk kishte si të duket më e bukur. Stilisti i saj Chris Appleton përmes një fotos në "Instagram" ka shkruar. "She BANGS" dhe mirë e kishte! Balluket e saj me përsosmëri shkëlqenin në fytyrën e saj.
 

(Kosova Sot)