Shakira mund të vijë në Kosovë, një urë do marrë emrin e saj

  • 15 October 2018 - 15:46
Shakira mund të vijë në Kosovë, një urë do marrë emrin e saj

Një urë që po ndërtohet aktualisht në Mitrovicë pritet të jetë arsyeja për të ftuar Shakirën në Kosovë. Ura e Ibrit lidh Mitrovicën urbane me të vjetrën dhe shumë shpejt do të inaugurohet. Sipas burimeve të Klan Kosova një nga idetë e organizatorëve është që të ftojnë Shakirën në inaugurimin e saj dhe nëse e pranon ftesën, ura në fjalë do të marrë emrin e saj.

 

Fansat shqiptarë të këngëtares me siguri janë entuziazmuar shumë, por ende nuk ka një vendim zyrtar.

(Kosova Sot)